Nikoliq: Duhet ta ruajmë Maqedoninë sepse na duhet

Maqedonia

Nikoliq: Duhet ta ruajmë Maqedoninë sepse na duhet

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:34
Kryetari serb në ikje, Tomisllav Nikoliq

Kryetari serb në ikje, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se politika serbe ndaj Maqedonisë nuk duhet të ndryshojë, dhe se duhet ta ruajmë Maqedoninë, edhe pse ajo votoi për pranimin e Kosovës në UNESCO.

”Maqedonia na e hodhi. Por, ne kemi marrëdhënie të mira me ata. Ne duhet patjetër ta ruajmë Maqedoninë. Neve na duhet Maqedonia. Ata janë në një kaos të madh. Aq më vjen këq, nuk e di nëse ndonjëherë do të formojnë qeveri. A janë hequr tabelat nga vendkalimet kufitare? Shikoni, ajo ishte njëra nga arsyet përse në Bruksel, në bisedë miqësore u qortuam, Ivanovi dhe unë” deklaron Nikoliq për median.

Nikoliq thotë se Serbia nuk duhet të ndërmerr kundërqëndrime ndaj Maqedonisë.

”E dini çfarë, do të ishte kudnërqëndrim që ne ta ndryshojnë vendimin për emrin me të cilin e njohëm Maqedoninë. A është kjo e realtë? Jo. Serbia do të jetë ajo që do t’u hakmerret të vegjlive”, shtoi Nikoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat