Gruevski: LSDM dhe BDI dëshirojnë të defaktorizojnë popullin maqedonas

Maqedonia

Gruevski: LSDM dhe BDI dëshirojnë të defaktorizojnë popullin maqedonas

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:13
Nikolla Gruevski

“LSDM-ja dhe BDI-ja dëshirojnë të bëjnë defaktorizim të popullit maqedonas. Ajo që ndodh tani tregon se LSDM-ja është e vendosur që ta ridefinojë Maqedoninë, por duhet të potencoj se OBRM-PDUKM-ja do të qëndrojë fuqishëm si mbrojtëse e interesave shtetërore dhe kombëtare”, deklaroi sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, duke vlerësuar situatën e bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

“I tregojmë të gjithëve që dëshirojnë të luajnë me interesat kombëtare dhe shtetërore, se në këtë shtet ka të tjerë që mendojnë për ata interesa dhe që janë të gatshëm të luftojnë për interesat kombëtare dhe shtetërore”, u shpreh Gruevski.

Ai gjithashtu deklaroi se këto situatat që po ndodhin tani i ka paralajmëruar se do të vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat