Këta profesione kanë pagat më të larta në Maqedoni

Maqedonia

Këta profesione kanë pagat më të larta në Maqedoni

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 09:30
Ilustrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë, rrogë neto më të lartë në Maqedoni për vitin 2016 kanë marrë ata të cilët kanë punuar në sektorin e programimeve kompjuterike, shërbime konsultuese dhe të ngjashme, edhe atë 66.896 denarë.

Pas tyre janë kontabilistët dhe juristët me rrogë 59.124 denarë, pilotët me 54.827 denarë, telekomunikologët 48.450. Në sektroin e prodhimeve të bazave farmaceutike dhe pajisjeve farmaceutike me 43.982 denarë.

Pagat më të vogla janë në ndërtimtari, punët industriale, tregti të transportit të madh dhe të vogël dhe depove dhe të ngjashme.

Rroga mesatare neto në punësim, në dhjetor 2016, ka arritur 23.457 denarë. Në dhjetor 2016, 1.6% nga të punësuarit në Maqedoni nuk kanë pranuar rroga. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat