Do të prezantohet projekti ‘Aleanca për zhvillim rural’

Maqedonia

Do të prezantohet projekti ‘Aleanca për zhvillim rural’

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 09:33
Ilustrim

Organizata Forum-Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentin nga Shkupi dhe Nisma rinore për dialog dhe bashkëpunim nga Manastiri, sot në Strugë do të mbajnë punëtori në të cilën do t’i prezantojnë akitivitetet e projektit ‘Aleanca për zhvillim rural’.

Projekti është mbështetur nga BE përmes programit EIDHR 2014-2015.

Në 10 vitet e fundit janë miratuar Ligji për zhvillim të barabartë dhe Strategjia për zhvillim rajonal 2009-2019, sipas të cilave, siç informojnë organizuesit e punëtorisë, duhet minimum 1% e BPV-së së shtetit të investohet në rajonet më pak të zhvilluara dhe të stimulohen rajonet më pak të zhvilluara në mënyrë që të balancohet zhvillimi në tetë rajonet planore në Maqedoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat