500 mijë maqedonas do të bëhen bullgarë

Maqedonia

500 mijë maqedonas do të bëhen bullgarë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 09:54
Ilustrim

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes, Bozhidar Dimitrov ka ngritur kampanjë që të gjithë maqedonasit të shpallen si bullgarë, pasi siç thotë ai edhe të atillë janë.

Aktualisht ai po punon për ndryshimin e ligjit i cili maqedonasve me prejardhje bullgare që vetëm me deklaratë gojore në gjuhën bullgare të kenë të drejtë të marrin nënshtetësinë bullgare. Një dëshmi me shkrim nuk do të ishte aspak e nevojshme.

“13 shekuj me radhë deri në vitin 1944 në Maqedoni kanë jetuar bullgarë. Një ditë dikush iu ka thënë se ata janë maqedonas dhe jo bullgarë. Se nuk kanë asnjë lidhje me Bullgarinë, se do t’iu formohet një shtet dhe do t’iu shkruhet histori e re dhe kjo ka ndodhur. Dhe pastaj në kohët e tanishme menjëherë kanë dalë probleme më identitetin. Kështu që rreth 500 mijë maqedonas do të mund të bëheshin bullgarë, e njëkohësisht edhe shtetas të BE­së”, ka deklaruar Dimitrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat