PLT deri te Gruevski: Mjaftë krijove teori të çmendura!

Maqedonia

PLT deri te Gruevski: Mjaftë krijove teori të çmendura!

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 12:50
PLT

Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT) në Maqedoni e ka porositur Nikolla Gruevskin, sipas tyre, politikanin e pensionuar, që të pajtohet me realitetin dhe të ndalojë krijimin e teorive të çmendura.

Nga PLT thonë se më mirë Gruevski të koncentrohet në periudhën në vijim të cilin e pret procesi gjyqësor dhe pastrimin e saktë të të gjitha krimeve i sundimit të tij.

‘Pyesim publikisht Gruevskin nëse turqit ishin faktor përderisa ai i tërhiqte për veshi? Gruevski mjfatë e ka manipuluar shpresën e komunitetit turk’.

Tani dielli do te ngroh në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Vjen qeveria e cila do ta bëjë detyrën e saj në nivel profesional, pa asnjë ndarje, thonë nga PLT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat