VMRO-DPMNE mobilizohet në prag të koalicionit të ri qeverisës

Maqedonia

VMRO-DPMNE mobilizohet në prag të koalicionit të ri qeverisës

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 13:23
VMRO-DPMNE

“VMRO-DPMNE do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur dëshirën e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë.” , komentoi drejtori i Qendrës për Komunikim të partisë VMRO-DPMNE, Ivo Kotevski, kur është pyetur se a është gati Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI t’i japë nënshkrimet partisë LSDM për të marrë mandatin për formim të qeverisë

I pyetur çka do të thotë termi de-faktorizim, të cilin e lansoi mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, Kotevski u përgjigj se kjo nënkupton anashkalimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve që votuan për VMRO- DPMNE.

“Kjo do të thotë se shumica e maqedonasve votuan për VMRO- DPMNE. Me vetë faktin se formohet koalicion që anashkalon shumicën e maqedonasve, bëhet përpjekje për anashkalim të shumicës që ajo të mos jetë faktor.” , shpjegoi për Infoplus Kotevski.

Në pyetjen se votat e dhëna opozitës tregojnë se ato nuk janë faktorë, Kotevski tha “Janë , por për kë votojnë?”

“Nëse ju kujtohet, në vitin 2006, problem kryesor ishte pse nuk u zgjodh BDI. Pati numër të madh protestash dhe bojkot. Argumenti kryesor ishte anashkalimi i vullnetit të shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe në rast se vazhdonte ky anashkalim atëherë humbet qëllimi se pse shqiptarët dalin të votojnë dhe se nuk ka nevojë numër më të madh të partive shqiptare pasi që partneri maqedonas vetë do të vendos se kush do të hyjë në koalicion. E tash, po ndodh e kundërta. Kjo paraqet defaktorizim.” , shtoi ai.

Kurse, Gruevski deklaroi se kushdo që dëshiron të bëjë pazar me interesat kombëtare shtetërore, ta dinë se në këtë shtet ka edhe të tjerë që mendojnë po për ato interesa dhe se janë të gatshëm të luftojnë për ato.

Në pyetjen, se kjo deklaratë e liderit të VMRO-DPMNE, paraqet thirrje për protesta dhe pakënaqësi , Kotevski pa një përgjigje konkrete tha se VMRO-DPMNE do të bëjë gjithçka që të mbrojë dëshirën e shumicës së qytetarëve.

“VMRO-DPMNE fitoi më së shumti vota në zgjedhje dhe ka më së shumti deputet në parlament. As BDI e as LSDM nuk fituan.  Qytetarët masovikisht i dhanë përkrahje DPMNE, dhe VMRO ka obligim që t’i respektojë dhe t’i mbrojë interesat e 455.000 qytetarëve. Nëse ata 455.000 nuk janë për redefinim të Maqedonisë, DPMNE do ta mbrojë vullnetin e tyre. Më konkretisht VMRO-DPMNE  do ta mbrojë vullnetin e popullit.” , deklaroi Kotevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat