RDM: Ligje të reja në urbanizëm në 100 ditët e para të qeverisë

Maqedonia

RDM: Ligje të reja në urbanizëm në 100 ditët e para të qeverisë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 14:06
Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM)

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) insiston që në qeverinë e re në 100 ditët e para të sjell një pako ligjes dhe masa në urbanizëm me të cilat do të rregullohet ajri i ndotur me pasojat e grimcave PM10 nga ndërtimtaria.

RDM kërkon ndërprerje dhe revizion të të gjitha dëmeve, ligj për urbanizimin e gjelbërt, ligj për arkitekturë të qytetit, ligje të reja për hapësira dhe planifikim urbanistik dhe për ndërtim.

Maja Moraçanin nga RDM sot në konferencën për shtyp deklaroi se ndryshimet e reja ligjore duhet të jenë në përputhje me Ligjet për gjelbërimin urban dhe të menjanohen problemet e caktuara në rregullativin ekzistues. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat