Lutfiu dhe Istvan nënshkruan programin për bashkëpunim në lëminë e arsimit dhe shkencës

Maqedonia

Lutfiu dhe Istvan nënshkruan programin për bashkëpunim në lëminë e arsimit dhe shkencës

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 15:23
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, ne takim protokolar me Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, Laszlo Istvan.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot realizoi takim protokolar me Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, Laszlo Istvan, ku u firmos Programi për bashkëpunim në lëminë e arsimit dhe shkencës ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kapaciteteve Njerëzore të Hungarisë për vitin 2017, 2018 dhe 2019, sipas së cilës, në bazë reciproke të dy vendet ndajnë nga 20 bursa për studime në institucionet e tyre të larta arsimore, për secilin vit akademik.

Në këtë takim u shpreh kënaqësi e ndërsjelltë nga bashkëpunimi i deritanishëm në lëminë e arsimit dhe shkencës.

Në kuadër të vizitës së ambasadorit Laszlo Istvan, ministri Lutfiu shprehu kënaqësinë e tij për ndarjen e 20 bursave nga ana e Qeverisë së Hungarisë për çdo vit akademik për studentët e Reepublikës së Maqedonisë për studime deridplomike, pasdiplomike dhe studime të doktoraturës në universitetet më të mira të Hungarisë.

Gjithashtu ministri Lutfiu shprehu falenderim të veçantë për bashkëpunimin e deritanishëm në arsimin e lartë, ku me sukses realizohet këmbimi i lektorëve për gjuhë hungareze në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe lektorëve për gjuhë maqedonase në Universitetin e Budapestit.

Gjatë këtij takimi shpreh interes nga të dy palët për nisje të zbatimit edhe të dispozitave tjera nga Programi të cilat kanë të bëjnë me krijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërinstitucional në lëmin e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve dhe mes institucioneve të larta arsimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat