Nesër pa energji elektrike disa pjesë të lagjeve në disa komuna të Shkupit

Maqedonia

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të lagjeve në disa komuna të Shkupit

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 20:57
Ilustrim

Për shkak të operacioneve teknike në rrjetet elektrike, nesër, nga ora 80:30 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e një pjese të rr. “Drezdenska” dhe “Alxhirska” në komunën Karposh, ndërsa nga 8:30 deri në 11:30, përdoruesit e pjesëve të rrugëve “Aminta i tretë” dhe “Nikolla Trimpare”, në komounën Qendër, informon sot Qendra rajonale për menaxhimin me kriza në qytetin e Shkupit.

Nesër nga nëntë prej 12 orësh nuk do të ketë energji elektrike dhe përdoruesit e një pjese nga bul. “Metropolit Teodosij Gologanov”, respektivisht objektet në afërsi  të Shkollës Internacionale – Nova, në komunën Karposh, ndërsa nga ora nëntë deri në orën 14, konsumatorët e pjesës nga rruga “10” në lagjen “Saraj” si dhe konsumatorët e pjesës nga rruga “Brsjaçka Buna” në komunën Shuto Orizari.

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nëser nga ora nëntë deri në orën 15 do të ketë tek konsumatorët e rr, “Drenaj”, rr “367”, një pjesë nga “Nevena Gjorgjieva Dunja” dhe një pjesë nga rr “Ballzkova” në komunën Kisela Voda, ndërsa nga ora 13 deri në orën 14 përdoruesit nga  një pjesë e rrugës “Dositej Obradoviq”, rr. “Dino Petrov”, një pjesë e “Dimo Haxhi Dimov”, rr “Mishko Mihajllovski” dhe rr “Tone Tomshiq” nga komuna e Kisela Vodës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat