Ministri britanik takon Ahmetin dhe Selen

Maqedonia

Ministri britanik takon Ahmetin dhe Selen

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 20:56
Ali Ahmeti dhe Charles Garrett

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett, arriti sot në Shkup ku filloi takimet me liderët e partive politike.

Ministri Dunkan, vizitën në Shkup e filloi me takime me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërsa më pas takoi zëvendëskryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki. 

Siç është paralajmëruar, gjatë ditës së nesërme do të takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me LR-PDSH-së, Ziadin Sela, si dhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov.

Paraprakisht u paralajmërua se në takime do të bisedohet për situatën aktuale politike në vend, nevojën për reforma urgjente, të cilat do të mundësojnë përparim drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat