VMRO proteston sot për mbrojtjen e interesave shtetërore

Maqedonia

VMRO proteston sot për mbrojtjen e interesave shtetërore

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 11:05
Nikolla Gruevski

VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë do të protestojë sot në Shkup. Protesta sipas tyre ka për qellim mbrojtjen e interesave shtetërore për të cilat siç thonë nga kjo parti do të luftojnë deri në fund që Maqedonia mos të defaktorizohet.

Protesta e sotme është thirrur në rrjetet sociale ndërkohë thirrjeve u janë bashkangjitur edhe slogane nacionaliste . Protesta pritet të fillojë në orën 17.00 në sheshin Maqedonia në Shkup.

Përndryshe protesta protesta vjen vetëm pak dit pas deklaratës të ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili i kritikoi aspër bisedimet e LSDM-së dhe partive shqiptare, sipas të cilit kjo është përpjekje për  “defaktorizimin e maqedonasve dhe ridefinimin e Maqedonisë si shtet”.

Gruevskit deklaroi  se është i gatshëm të luftojë për interesat shtetërore, ndërkohë nga ana tjetër për ekspertët deklarata e kreut të VMRO-së është paralajmërim i skenarëve që ai mund t’i provojë me qëllim thellimin e krizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat