Tryezë për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në procesin zgjedhor dhe politikë

Maqedonia

Tryezë për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në procesin zgjedhor dhe politikë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 15:47
Ilustrim

Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse ”Inkluzija” ka organizuar një tryezë të rumbullakët në Kriva Pallankë me temë ”Pjesëmarrje e barabartë e personave me nevoja të veçanta në procesin zgjedhor dhe politik në Maqedoni”.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, në tryezë u prezantuan rezultatet e analizës për pjesëmarrjen e personave me nevoja të veçanta të zbatuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016.

Hulumtimi ka treguar se kutia e votimit nuk është në lartësinë e përshtatshme që një person me nevoja të veçanta të arrijë ta futë vetëvetiu fletëvotimin në kuti.

Në diskutim u dhanë edhe propozime dhe udhëzime për pejsëmarrje dhe për mundësi për përmirësimin e përfshirjes së këtyre personave në procesin zgjedhor dhe në votim.

Kjo është tryeza e tretë e rumbullakët, pas asaj në Kumanovë dhe Kratovë, ku qëllimi kryesor është që të ndihmohen personat me nevoja të veçanta të votojnë në të njëjtën mënyrë si personat tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat