Hazbi Lika rikthehet në BDI

Maqedonia

Hazbi Lika rikthehet në BDI

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 15:49
Hazbi Lika

Hazbi Lika u pa sot të vinte në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, një ditë pas lajmit të publikuar nga media për mos-prezencën e tij në mbledhjen e parë të kryesisë.

Ish kryetarin e Komunës së Tetovës Hazbi Likën, rrugës për në seli të BDI-së, e shoqëronte kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe shoku i tij gjithashtu nga radhët e BDI-së, Fatmir Bushi i njohur si “Komandant Kobra”.

Ndryshe, në fund të vitit 2015, Hazbi Lika filloi të rebelohet dhe të kërkojë ndryshime në partinë e Ahmetit. Lika aso kohe kishte thënë se "BDI u distancua nga idealet e 2001-shit" duke akuzuar kryetarin Ali Ahmeti se duhej që të menaxhonte më mirë partinë.

Disa ditë pas ankesës së Hazbi Likës, nga bashkë-partiakët e tij erdhi një përgjigje ku thuhej se Lika nuk ka qenë i përgjegjshëm në punën dhe postet që i janë afruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat