Krizë e thellë kushtetuese i kanoset Maqedonisë

Maqedonia

Krizë e thellë kushtetuese i kanoset Maqedonisë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 17:31
Nikolla Gruevksi dhe Gjeorgje Ivanov

Bashkimi Demokratik për Integrim po mban një mbledhje nëse do të hyjë në qeveri me LSDM-në, apo do të qëndrojë në opozitë, ndërsa nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk dihet nëse do t'ia japë mandatin Zoran Zaevit nësi ai arrin të grumbullojë 61 firmat e kërkuara për formimin e Qeverisë së re.

Në rast se Ivanovi refuzon të mandatojë Zaevit, atëherë Maqedonia rrezikon të hyjë në krizë të thellë kushtetuese.

"Nëse edhe përkundër grumbullimit të shumicës parlamentare, Ivanovi vendos mos t'ia japë mandatin Zaevit, atëherë kryetari i shtetit do të shkakton krizë të thellë kushtetuese me pasoja të paparashikueshme dhe të dëmshme për shtetin dhe për këtë mund penalisht të përgjigjet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare", ka thënë pedagogu Temelko Ristevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat