Protesta e “Tvrdokorni” me porosi për Edi Ramën

Maqedonia

Protesta e “Tvrdokorni” me porosi për Edi Ramën

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:22
Protesta

(E plotësuar) - Ka përfunduar qetë protesta e nacionalistëve maqedonas në Shkup, të organizuar nga shoqata “Tvrdokorni”. Përfaqësuesit e kësaj shoqate, kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën, deri sa të mos shfuqizohet “Platforma Shqiptare”.

“Do ta shkatërrojmë këtë copë letre”, ka thënë një përfaqësues i protestuesve, lidhur me deklaratën e partive shqiptare të përgatitur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ata kanë kritikuar partitë maqedonase se pse nuk janë distancuar që në fillim nga kjo Deklaratë.

Protesta është e zhvilluar e qetë, por me disa brohoritje dhe këngë provokuese si: Jemi gati të vdesim për Maqedoninë etj.

Filluan protestat antishqiptare në Shkup 

Disa dhjetëra njerëz u mblodhën sot në oborrin e Kishës Ortodokse në qendër të Shkupit për të shprehur zemërimin e tyre kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe, dhe siç thonë ata edhe kundër ndarjes së Maqedonisë.

Kreu i Organizatës “Të palëkundurit”, Dragan Ugrinovski, deklaroi se janë grumbulluar vullnetarisht për të mbrojtur Maqedoninë dhe apeloi tek mediat që të mos e etiketojnë ose ndërlidhin këtë Organizatë me partië politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat