Branko Manojlovski, shqiptari ortodoks nga Kiçinica e Rekës së Gostivarit që fitoi mandatin e deputetit me BDI-në, është figura e preferuar e LSDM, që ai të jetë kryeparlamentar.
Por siç mëson INA, Manojlovski nuk dëshiron që të marrë këtë detyrë, edhe pse ai është një kuadër i përgatitur me fakultetin e kryer të inxhinierisë në Universitetin e Zagrebit. BDI ka nxjerrë kandidatura të tjera për këtë post, ku nuk përjashtohet Talat Xhaferi që të jetë në këtë post, ose Xhevat Ademi.
Nga LSDM kanë theksuar se nuk mund të japin detaje për çështje të tilla, që sipas tyre, ende nuk po diskutohen dhe se fillimisht prioritet i tyre është sigurimi i mandateve për deputetë.