Partitë shqiptare kanë frikë nga LSDM, për atë duan ta bllokojnë

Maqedonia

Partitë shqiptare kanë frikë nga LSDM, për atë duan ta bllokojnë

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 12:19
ilustrim

Të tria partitë shqiptare nënshkruese të Platformës shqiptare, BDI, BESA dhe LR PDSH kanë frikë nga LSDM nëse vjen në qeveri. Kjo nga shkaku se LSDM ka pranuar kërkesat e shqiptarëve dhe me këtë po forcon pozicionet e veta në kampin shqiptar.

LSDM në zgjedhjet e fundit mori afër 70mijë vota shqiptare, dhe në anketat e fundit ka dal si partia e parë në kampin shqiptar. Kjo ka bërë që partitë shqiptare të frikësohen që të futen në qeveri me LSDM-në.

Karta nacionaliste ka qenë arma më e fort që kanë përdorur të gjitha partitë shqiptare dhe VMRO për ti fituar votat e elektoratit të tyre, mirëpo me futjen e LSDM-së në pushtet miti i nacionalizmit me gjithë gjasë nuk do të mund të përdoret si kartë e fortë, por në vijë të parë të vëmendjes do të jenë punët dhe përspektiva për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat