Ivanov: Nuk duhet të harrojmë për çfarë u vranë ushtarët e ARM-së në vitin 2001

Maqedonia

Ivanov: Nuk duhet të harrojmë për çfarë u vranë ushtarët e ARM-së në vitin 2001

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 16:41
Gjorgje Ivanov

Presidenti dhe njëherit edhe komandanti i lartë i forcave të armatosura të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, sot në manastirin “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, ishte pjesëmarrës në ceremoninë e përkujtimit të ushtarëve të ARM-së të cilët humbën jetën në konfliktin e vitit 2001 dhe në maj në vitin 2015 në Kumanovë.

Në fjalimin e tij, Ivanov tha se nuk duhet të harrohet ajo se për çfarë dhanë jetën ushtarët e ARM-së.

“Jemi këtu për t’i ndreruar ushtarët, por edhe të afërmit e tyre, për shkak se pikëllimi duhet të ndahet, por edhe t’u themi se viktimizimi i tyre dhe vepra e tyre nuk do të harrohet. Këtu ka edhe invalid, të lënduar por them se plagët e trupit shërohen, por ata të shpirtit asnjëherë. Për këtë arsye kjo ngjarje do të mbetet traditë, që të gjithë gjenerata e reja ta dinë se atë që e kemi sot, dikush e ka dhënë jetën”, deklaroi Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat