Ja kush i çuan në LSDM nënshkrimet e deputetëve të BDI-së

Maqedonia

Ja kush i çuan në LSDM nënshkrimet e deputetëve të BDI-së

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:27
BDI

Media maqedonase ka nxjerr në opinion një informacion se nga BDI-ja kanë arritur në selinë e LSDM-së nënshkrimet e deputetëve për formimin e qeverisë së re.

“Nënshkrimet janë në të sigurt në LSDM të mbyllura u sollën nga Izet Mexhiti dhe Talat Xhaferi në Bihaçka. Rrini të qetë për momentin”, thuhet në këtë shënim.

Përndryshe sot në selinë e LSDM-së mandator u zgjedh Zoran Zaevi dhe pritet që ai ta marr mandatin nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov pas sjelljes së dëshmive se ka mundësi që ta formoje qeverinë e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat