Hahn pret Ivanovin ta mandatojë Zaevin

Maqedonia

Hahn pret Ivanovin ta mandatojë Zaevin

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 22:07
?Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johanes Hahn

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johanes Hahn ka thënë se pas mbledhjes së nënshkrimeve të deputetëve, presin që Presidenti Gjorge Ivanov, ta mandatojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, mandatar për formimin e Qeverisë.

“Ndryshimet në shoqëritë demokratike janë të natyrshme dhe duhet të mirëpriten, kur vijnë si rezultat i zgjedhjeve të besuara. Pranimi dhe respektimi i rezultateve zgjedhore dhe e drejta e liderëve që të tentojnë të formojnë qeveri është shenjë e demokracisë së shëndoshë. Obstruksionet dhe nënçmimet e këtyre përpjekjeve nuk kanë vend në një proces demokratik. Për këtë qëllim presim nga të gjitha partitë që t’i respektojnë parimet dhe standardet demokratike dhe të kyçen në mënyrë konstruktive dhe të kenë për qëllim mënyrën e bashkëpunimit në vend se të nënçmohen njëri me tjetrin. Kjo qasje e solli vendin në krizë”, ka thënë Hahn.

Ai ka shtuar se opozita dhe pozita kanë për detyrë dhe peshë në funksionimin e një demokracie dhe që të dyja mund t’i japin formë ardhmërisë së shtetit.

Deputetët e partive shqiptare i kanë dhënë nënshkrimet partisë së Zaevit për të formuar Qeverinë, ndërsa BDI ka njoftuar se edhe pse i ka dhënë nënshkrimet, kjo pari nuk ka vendosur ende nëse do të jetë pjesë e koalicionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat