Çka ju tha Xhevat Ademi pas mbledhjes së Kryesisë Musa Xhaferrit dhe Artan Grubit?

Maqedonia

Çka ju tha Xhevat Ademi pas mbledhjes së Kryesisë Musa Xhaferrit dhe Artan Grubit?

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 00:48
Xhevat Ademi me Musa Xhaferrin dhe Artan Grubin

E kanë mbaruar mbledhjen në kryesi, por si duket edhe diçka kanë për t’i thënë njëri-tjetrit.

Xhevat Ademi për një moment thotë se “veç në BDI ndodh”!

Musa Xhaferri bënë me dorë kah Artan Grubi dhe Xhevat Ademi, dhe ua përmend “LSDM-në”.

Xhevat Ademi: Jo, jo jo. VMRO, VMRO, LSDM!

Dorën ia dhanë njëri-tjetrit, por a e tha në hajgare apo jo, deputeti Xhevat Ademi…ai para medieve e bëri këtë deklaratë, pas bisedimeve maratonike që kryesia qendrore e BDI-së të premten mbrëma.

Nga diskutimi nëntë orësh brenda selisë së partisë në Reçicë të Vogël, doli lajmi se BDI-ja do t’ia jep nënshkrimet e nevojshme Lidhjes Social-Demokrate për t’u mandatuar, dhe formuar qeverinë.

Zëdhënësi Bujar Osmani, tha se kjo mbështetje nuk nënkupton edhe përfshirje të partisë në qeveri.

“Kryesia qendrore e BDI-së vazhdon me debatin e paralajmëruar për dy opsionet që i përmendëm: për të marr pjesë apo, për të mbështetur një qeveri të pakicës! Por, për shkak të disa rrethanave që janë të lidhura me afate, për disa situata emergjente që janë të lidhura me afate, kryesia qendrore ka vendosur t’i jep mbështetjen ose nënshkrimet LSDM-ës, për të marrë mandatin që të mund të rinisë disa procese. Mirëpo, kjo nuk do të thotë, se kemi një marrëveshje për koalicion dhe kjo do përfundon me marrëveshje për koalicion”, tha Osmani.

Afatet kohore, siç shpjegoi ai, lidhem me shpalljen e datës së zgjedhjeve lokale.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, foli shkurt pas takimit.

“Çka ka thënë Bujari është qëndrim zyrtar dhe çdo kush tjetër që komenton del jashtë kornizës, për të cilat ka marrë disa vendime BDI. Do të thotë se mbledhjet vazhdojnë edhe në të ardhmen.”

Kurse, nënkryetarja Teuta Arifi, tha se ka ende punë për të bërë, para se të dihet e ardhmja e BDI-së në qeverinë që pritet ta drejtojë Zoran Zaev, pasi ia dhanë mandatet.

“Parimisht, debati për çështje të caktuara mund të vazhdojë nëse ka nevojë, nëse na thërret kryetari”.

“Të gjitha opsionet mbeten të hapura dhe me bisedime konstruktive do ta zgjedhim më të mirën.”

Nga java e ardhshme, BDI-ja pritet të vazhdojë konsultat e brendshme, bazuar në përgjigjen që duhet t’ia japin social-demokratët lidhur me thirrjen e zgjedhjeve lokale. Nëse kjo temë zgjidhet me pajtimin të palëve, atëherë nuk pritet të ketë pengesa, që LSDM-ja dhe BDI-ja, ta pajtojnë përbërjen e ardhshme të ekzekutivit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat