Ivanov me kreun e Ushtrisë dhe shoqatat e “branitellave” në kishë, ja porosia e tij për të rënët e 2001

Maqedonia

Ivanov me kreun e Ushtrisë dhe shoqatat e “branitellave” në kishë, ja porosia e tij për të rënët e 2001

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 07:39
Gjorgje Ivanov

Presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov të shtunën ka përkujtuar të rënët nga radhët e forcave të sigurisë gjatë konfliktit të vitit 2001, i cili ka qenë i shoqëruar nga kreu i Armatës së Maqedonisë dhe shoqatat e vetenarëve. . Ai me rastin e festës ortodokse “Proçka” (falja) theksoi se duhet të falim, por siç tha nuk duhet të harrohen ata që kanë dhënë jetën e tyre.

“Këtu jemi për ti dhënë respekt mbrojtësve të vendit, por edhe të afërmve të tre, që dhimbjen ta ndajmë bashkë, por duke i thënë se ata nuk do të jenë të harruar. Këtu ka invalidë, të plagosur, por them se plagët në trup shërohen, por plagët në shpirt asnjëherë.”, theksoi Ivanov.

Bashkë me të ka qenë kreu fetar i i rajonittë Krivo Pallankës, Aleksandar Smilkov, shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski, deputetë, dhe zyrtarë të lartë të MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat