Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 11:28
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagura. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës është në 30-40 metra ka në Kodrën e Diellit dhe 80-100 metra në Strazhë, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan–Makedonska Kamenicë–Delçevë, Vinicë–Berovë, Gostivar–Strazhë, Mavrovë–Dibër–Strugë, Demir Kapi–Udovë, Katllanovë–Veles, Krushevë–Demir Hisar dhe Resnjë–Bukovë.

Intenziteti i komunikacionit jashtë rrugëve të qyeteteve është mesatar. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen për anën e Maqedonisë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat