Zaev nesër do ta kërkojë mandatin nga Ivanovi

Maqedonia

Zaev nesër do ta kërkojë mandatin nga Ivanovi

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 12:28
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me 67 nënshkrime të deputetëve nesër do të shkojë tek presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, për të kërkuar mandatin e formimit të qeverisë së re.

Kryesia Qendrore e LSDM-së, dje vendosi që Zaev të jetë mandatar për formim të qeverisë së re. Përkrah 10 nënshkrimeve të BDI-së, Zaev do t’i ketë edhe pesë nënshkrimet e Besës dhe 3 të Aleancës për Shqiptarët.

Nga partitë shqiptare edhe pse janë shprehur të gatshme për ta mbështetur me nënshkrime Zoran Zevin, asnjëra nuk janë deklaruar se do të jenë pjesë e qeverisë së re me LSDM-në. Ata thonë se për pjesëmarrjen në qeveri do të diskutojnë ditëve në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat