Shqiptarët me platformën treguan veprim të burrështetasve të mëdhenj

Maqedonia

Shqiptarët me platformën treguan veprim të burrështetasve të mëdhenj

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 12:49
Ylber Sela

Profesori Universitar dhe njohësi I mirë I çështjeve politike Ylber Sela, ka pohuar se partitë politike shqiptare në Maqedoni hartimin e platformës apo deklaratës shqiptare, kanë treguar vendosshmëri se nuk kanë ndërmend të zmbrapsen nga ideja e tyre për barazi të plotë të Shqiptarëve në vend, tha profesori Sela në emisionin “Studio e Hapur”, në tv Nova.

“Pas hartimit të kësaj marrëveshjes të partive politike shqipe, me ndihmën edhe të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, disa herë e kamë potencuar se ky është një vendim I burrështetasve të mëdhenj, dhe të vendosur, të cilët nuk kanë ndërmend të tallen në politik, por ta marrin seriozisht barazinë e etnitetin shqiptarë me atë Maqedonas. Prandaj tash kjo deklaratë e partive politike shqiptare do të jetë edhe një udhërrëfyes I rëndësishëm edhe për gjeneratat tjera të cilat do të vinë, të cilët nuk do të mund të shkelin mbi këtë platformë apo marrëveshje, sepse aty shkruan qartë se bartës I procesit duhet të jetë partia e parë tek Shqiptarët, e përkrahur nga të tjerat”, tha profesori Sela në emisionin “Studi e Hapur”, në Televizionin Nova në gjuhën shqipe.

Ai po ashtu tregoj se BDI me veprimin e tij për të mos qenë pjesë e qeverisë me VMRO-DPMNE treguan se nuk janë vasalë të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat