Zyberi: Ivanov të zbatojë detyrimet kushtetuese

Maqedonia

Zyberi: Ivanov të zbatojë detyrimet kushtetuese

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 13:53
Naser Zyberi

Pas deklarimit të partive politike BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqptarët se do të deponojnë firmat e tyre në mënyrë që kreu social-demokrat ta merr mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç ta zbatojë detyrimet kushtetuse vlerson eksperti juridik, Naser Zyberi.

“Në bazë të nenit 90-të të kushtetutës kryetari i shtetit edhe me rastin e ndarjes së parë të mandatit është dashur që të kërkon sigurimin e shumicës parlamentare për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë së re. Duke pasur parasyshë vendimin e partive politike shqiptare se do ta mbështesin LSDM-në në përcaktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, kryetarit të shtetit i mbetet që ta jep mandatin për formimin e qeverisë LSDM-së, respektivisht kandidatit të përcaktuar nga kjo parti duke e mbështetur propozimin e partisë me 61 firma të deputetëve të cilët e mbështesin këtë propozim”, u shpreh për TVM2 eksperti juridik, Naser Zyberi.

Ai gjithashtu theskoi se, presidenti veç dëshmisë se një parti e caktuar apo koalicion ka siguruar shumicën e mjaftueshme për të formuar qeveri në bazë të kushtetutës nuk ka të drejtë të kërkojë diçka më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat