Llabënishti: Kushtetuta dhe lidershipi, pengmarrës të drejtësisë dhe barazisë

Maqedonia

Llabënishti: Kushtetuta dhe lidershipi, pengmarrës të drejtësisë dhe barazisë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 14:33
Arben Labënishti

Tashmë askush nuk mund ta mohojë se kriza politike është pasojë e lidershipit dhe Kushtetutës së Maqedonisë. Kështu thotë nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arben Labënishti, në një shkrim të tij ku theksohet se shteti duhet të ridefinohet. Ai gjithashtu shkruan se me zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit nuk është pritur që të ndodh ndonjë mrekulli.

“Nëse problemi i një krize nuk adresohet saktë dhe nuk ofrohet zgjidhje, kriza rëndom thellohet edhe më shumë. Tashmë askush nuk mund ta mohojë me argumente se kriza politike në vend është pasojë e mosfunksionimit të sistemit politik, i cili lidhet drejtpërdrejt me kushtetutën e vendit dhe sjelljen e lidershipit. Por, pavarësisht nga kjo, aktorët e krizës dhe disa nga pjesëmarrësit në procesin politik po manipulojnë dhe intrigojnë për të përfituar për agjendat e tyre, të cilat janë në konflikt me zgjidhjen e qëndrueshme dhe afatgjate të krizës. Me zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit të vitit të kaluar nuk pritej të ndodhte ndonjë mrekulli, për shkakun e së cilës politikanët maqedonas do ta ndryshonin mendësinë për ta pranuar ndërtimin e shtetit, në të cilin shqiptarët dhe maqedonasit do të ishin të barabartë dhe do të bashkëqeverisnin në interes të të gjithë qytetarëve të vendit”, shkruan Labënishti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat