Monstra, kërkohet ligji për dëshmitarët para formimit të qeverisë

Maqedonia

Monstra, kërkohet ligji për dëshmitarët para formimit të qeverisë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 18:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Familjarët e të akuzuarve të rastit “Monstra” presin që qeveria e re te votojë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të zbardhur në tërësi rastin. Sipas Bedri Ajdarit familjar i të akuzuarve ligji në fjalë për partitë shqiptare duhet të ketë prioritet njëjtë si Ligji për gjuhën shqipe dhe i njëjti duhet të votohet para votimit të qeverisë.

“Ata që dëshirojnë që sinqerisht të zbardhen raste duhet edhe të punojnë dhe kontribuojnë në këtë dhe të rinë pas për implementimin e këtij ligji dhe me që prokuroria Speciale kërkon që kushdo që të bëjë qeveri të përkrahë ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve atëherë ata duhet që me shpejtësi ta bëjnë këtë , por unë do të kisha thënë ashtu siç do votohet për ligjin e gjuhës para se të votohet qeveria ashtu duhet të votohet edhe kjo – tha për Alsat-M Bedri Ajdari, Këshilli iniciativ për rastin “Monstra”.

Avokati Naser Raufi thotë se miratimi i një ligji është i domosdoshëm për “Monstrën”, pasi ka dyshime se në të janë përfshirë edhe struktura shtetërore, ndërsa ligji aktual rrezikon dëshmitarët.

Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve nuk u votua nga përbërja e kaluar kuvendore me arsyetimin se ishte i propozuar nga opozita maqedonase. Por çuditërisht ky ligj nuk u përkrah as nga deputetët e partive shqiptare, të cilët gjithmonë kanë bërë apel për zbardhjen e rasteve që dyshohen se janë të montuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat