Gruevski: I pari do shkoja në burg vetëm të mos ngatërrohet shteti

Maqedonia

Gruevski: I pari do shkoja në burg vetëm të mos ngatërrohet shteti

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 22:05
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot ka qenë i ftuar në Sitel, prej ku bëri thirrje që të mbrohet shteti. Ai tha se është sulmuar unitariteti i shtetit dhe vetëm populli mund ta mbrojë.

“Po përgatitet skenarë në disa hapa për dygjuhësinë, sulm mbi untaritetin e shtetit dhe kantonizim. Shumica më kuptuan shumë seriozisht kur paralajmërova, por disa nuk më besuan dhe menduan se është fushatë e jona kundër LSDM-së. Por, sot është e qartë se shteti është i rrezikuar”, deklaroi Gruevski.

Ai disa herë gjatë intervistës e përmendi popullin, që sipas tij janë të vetmin që mund ta mbrojnë shtetin.

“Nëse popullin nuk e mbron shtetin atëherë do të ketë problem. Nëse mendojnë të rrinë në shtëpi dhe të shikojnë televizor duke menduar se dikush tjetër do ta mbrojë, janë në mashtrim”, u shpreh Gruevski.

Ai porositi kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin, që ta arrestojë vetëm mos të godasë themelet e shtetit.

“Nëse dikush ka gabuar para ligjit dhe ka fakte për këtë, duhet të përgjigjet. Por, kjo nuk duhet të përzihet me mbrojtjen e shtetit. Nëse ai ka dëshirë të më arrestojë mua, unë do të paraqitem i pari për të shkuar në burg dhe për të më maltretuar, vetëm mos të prek themelet e shtetit”, u shpreh Gruevski

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat