Çfarë porosie sjell Federica Mogherini në Shkup?

Maqedonia

Çfarë porosie sjell Federica Mogherini në Shkup?

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 09:41
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, do të vizitojë sot Shkupin.

Mogherini vjen në Maqedoni pikërisht sot kur lideri i LSDM-së do ta kërkojë mandatin nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, për të bërë qeveri. Mogherini e gjen Maqedoninë në një krizë politike të thellë, ku tonet antishqiptare janë rritur skajshmërisht, sidomos kundër zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe.

Paraprakisht, eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, deklaroi se pret që Ivanovi t’ia jep mandatin Zoran Zaevit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat