LPM: Të shqyrtohet publikisht marrëveshja LSDM-BDI

Maqedonia

LPM: Të shqyrtohet publikisht marrëveshja LSDM-BDI

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:48
Lëvizja Popullore për Maqedoni (LPM)

Lëvizja Popullore për Maqedoni (LPM) shpreh shqetësimin e saj të thellë nga përplasjet dhe akuzat politike ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për çështje të interesit jetik për vendin.

Prandaj, bazuar në këto akuza të ndërsjella, PLM-ja kërkon nga LSDM-ja që marrëveshja me BDI-në të shqyrtohet nga opinioni publik për t’u vërtetuar se cili gënjen, Gruevski apo Zaevi.

Sipas kësaj partie, vetëm kështu do të sqarohet dilema duke shtuar se do të mbrojnë Maqedoninë me çfardo qoftë çmimi, duke përdorur mjete paqësore por edhe të dhunshme për të penguar formimin e ndonjë qeverie antimaqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat