Zaev kërkon mandatin nga Ivanov, në lojë dy opsione

Maqedonia

Zaev kërkon mandatin nga Ivanov, në lojë dy opsione

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 14:21
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot pritet të kërkojë nga presidenti Gjorgji Ivanov mandatin për formimin e koalicionit të ri qeveritar, pasi ka përmbushur tanimë kushtin e vendosur nga Ivanov për të krijuar shumicë parlamentare.

LSDM ka siguruar mbështetjen e 67 deputetëve për mandatarin Zoran Zaev.

Jozyrtarisht nga LSDM thonë se në lojë janë dy opsione. Njëri është që kryetari i tyre Zoran Zaev të shkojë vetë në kabinetin e presidentit, ndërsa opsioni tjetër është përmes rrugës institucionale, gjegjësisht me njoftim me shkrim nga Kuvendi deri te kabineti i Ivanovit.

“Edhe pse kërkuam përgjigje nga selia e LSDM-së, prej atje nuk deshën të zbulojnë detaje për atë se si Zaevi do ta kërkojë mandatin për formimin e Qeverisë nga Ivanovi. E vetmja përgjigje që morëm ishte se kjo parti do të prononcohet përfundimisht gjate ditës së nesërme.”

Përndryshe, pas dështimit të negociatave ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, presidenti Gjorgji Ivanov ftoi në një takim liderët e të gjitha partive parlamentare dhe i njoftoi ata se mandatin për formimin e Qeverisë do t’ia ndajë partisë ose koalicionit që do të sigurojë shumicë në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat