Automjete pastruese të prodhuara në Maqedoni do të eksportohen në Evropë, Azi dhe Amerikë

Maqedonia

Automjete pastruese të prodhuara në Maqedoni do të eksportohen në Evropë, Azi dhe Amerikë

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Kamionë të prodhuar nga kompania vendase ”Brako” do të eksportojë në SHBA, Kinë, Angli, Gjermani, Belgjikë, Rumani, Turqi dhe Danimarkë.

Sipas kësaj kompanie, me ujdinë e arritur me Green Machine, kjo kompanido të bëjë dërgimin e 200 automjeteve të para të cilësisë së lartë për pastrim të qyteteve në metropolet botërore.

Kryetari i bordit të drejtorëve, Branko Koço Angjushev, bëri të ditur se kapacitetet vjetore të prodhimit do të rriten pasi që në muajin që vjen kompania do të lëshojë në funksion repartin e kompjuterizuar që është një investim prej 4.5 milionë euro.

Përndryshe, kompania Brako është pjesë e grpacionit Feroinvest, ku ka 800 të punësuar, kryesisht inxhinjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat