Fetai dhe Janeva sot i kanë ankimuar vendimet për dënimin me para

Maqedonia

Fetai dhe Janeva sot i kanë ankimuar vendimet për dënimin me para

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 15:57
Katica Janeva dhe Fatime Fetai

Katica Janeva dhe Fatime Fetai sot kanë dorëzuar ankesa kundër vendimit të Gjykatës për gjoba me para, kumtojnë nga Prokuroria Speciale Publike.

“Sot deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 janë parashtruar ankesa kundër vendimit të Gjykatës me të cilën mua dhe prokurores Fatime Fetai na është shqiptuar gjoba në para. Vlerësojmë se vendimi është i paligjshëm, kështu që ne kemi përdorur të drejtën për të apeluar”, njofton PSP.

Gjithashtu njoftohet se kundër gjyqtarëve Aleksandra Pop Stefanija dhe Lidija Petrovska deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve ka dorëzuar iniciativa-pariqtjeje për vërtetimin joprofesionial dhe jobazik për kryerjen e funksionit gjyqësor..

Nga PSP theksojnë se me këtë rast duan të tregojnë bashkëpunimin e pamjaftueshëm të Shoqatës së Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë me këtë Prokurori Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat