Një gjykatë më në fund përkrah Specialen: Ka vepruar drejt në rastin Grujoski

Maqedonia

Një gjykatë më në fund përkrah Specialen: Ka vepruar drejt në rastin Grujoski

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 16:27
Goran Grujovski

Këshilli penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për bastisjen në shtëpinë e ish Eprorit të Drejtorisë së pesë në MPB, Goran Grujoski. Këshilli penal ka sjellë vendim se bastisja në shtëpinë e Grujoskit ka qenë në korniza ligjore.

Sipas PSP-së, nuk ekziston asnjë pengesë dëshmitë e siguruara gjatë kontrollit tek Grujevski të përdoren në procedurën. Më parë, për gjykatën ishte e dyshimtë fakti se bastisja është bërë përderisa Grujevski ka qenë në paraburgim.

Goran Grujovski është  i dyshuar në rastin “Fortesa” për shkatërrim të sistemeve për përgjim dhe në “Fortesa 2”, ku akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar, gjegjësisht, dokumente me të cilat është mbuluar shkatërrimi i sistemeve për ndjekje të komunikimeve.
Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheqë lëndën me emrin e koduar “Fortesa” dhe më 15 shtator të këtij viti, ngriti akuzë kundër shtatë personave.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit
“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat