Sot protestohet në disa qytete të Maqedonisë kundër dygjuhësisë

Maqedonia

Sot protestohet në disa qytete të Maqedonisë kundër dygjuhësisë

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Shoqatat qytetare “Mbrojtësit e Prilepit”, “Karpallak”, “Pere Toshev”, “Patriot”, “Andon Qoseto”, “Shoqata e oficerëve rezervë” sot në ora 17:00 organizon një marsh protestues në Prilep, e cila do të fillojë te monumenti “Mbrojtësit e Prilepit”.

Qëllimi i marshit është mbrojtja e unitetit të shtetit dhe duke dërguar një mesazh të qartë nga qytetarët: “Një shtet, një gjuhë, një Maqedoni”, të cilët janë kundër futjes së dygjuhësisë në Maqedoni.

Marshimit do t’i bashkohen qytetarët e Kërçovës, Shtipit dhe Kumanovës.

Përndryshe mbrëmë para qeverisë në Shkup u mbajt protestë kundër futjes së dygjuhësisë në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat