Më shumë investime në Maqedoni kanë hyrë nga Gjermania

Maqedonia

Më shumë investime në Maqedoni kanë hyrë nga Gjermania

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 12:40
Iustrim

Sipas Bankës Popullore, investimet e drejtpërdrejta në Maqedoni në nëntë muaj të vitit 2016 ishin 199.45 milionë euro. 105.45 milionë euro janë investime, kurse 93.63 milionë euro janë riinvestim i pashpërndarë dhe instrumente borxhi.

Më së shumti investime kanë hyrë nga Gjermania, 23.20milionë euro; Turqia, 23.14 milionë euro; Italia, 12.46 milionë euro; BUllgaria, 11.72 milionë euro dhe Luksemburgu, 11.48 milionë euro.

Sipas veprimtarisë, më së shumti është investuar në industri, 38.25 milionë euro; financa dhe aktiviteti sigurimesh, 15.35 milionë euro; xehetari, 15.08 milionë euro; energji elektrike, gaz, avullim dhe pajisje ftohëse, 11.02 milionë euro; ndërtimtari, 10.79 milionë euro; art, argëtim dhe rekreacion, 8.20 milionë euro, si edhe sport dhe veprimtari tjera, bastvënie, 7.92 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat