FRI: Gjuha e urrejtjes dhe nënçmimit duhet të dënohet me çdo kusht

Maqedonia

FRI: Gjuha e urrejtjes dhe nënçmimit duhet të dënohet me çdo kusht

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 17:56
Forumi Rinor Islam

Forumi Rinor Islam (FRI) në Maqedoni, përmes një komunikate ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë një vajze muslimane me mbulesë në qendër të Shkupit. Nga FRI thonë se Maqedonia si shtet demokratik duhet që çdo qytetari t’i dhurojë sigurinë dhe të drejtën e të jetuarit në këtë vend, pa e kushtëzuar mbi përkatësinë dhe identitetin.

“Forumi Rinor Islam e veçanërisht Departament i Femrës, si organ i kësaj organizate rinore, shprehin pakënaqësi dhe reagim me rastin e sulmit të një femreje myslimane dhe me mbulesë në qendër të Shkupit, nga ana e tre bashkëqytetarëve tanë, me preteksin se ajo dhe të ngjajshmit me të sjellin rrezik dhe pasiguri në vendin tonë. Çdo njeri mbi tokë ka të drejtën e lirisë, veprimit, të folurit dhe vendimit mbi përkatësinë fetare e politike. Maqedonia, e deklaruar si shtet demokratik, medoemos duhet që çdonjë qytetari t’i dhurojë sigurinë dhe të drejtën e të jetuarit në këtë vend, pa e kushtëzuar mbi përkatësinë dhe identitetin. Bukurinë e multikulturalizmit që e posedon vendi ynë, duhet ta ruajmë me dinjitet dhe ndershmëri të lartë, duke respektuar çdo qenie dhe llojllojshmërinë e dallimeve”, thuhet në kumtesën e FRI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat