Sot shënohet dita e Regjimentit për operacione speciale të ARM-së

Maqedonia

Sot shënohet dita e Regjimentit për operacione speciale të ARM-së

Më: 1 mars 2017 Në ora: 08:17
ARM-së

Me solemnitet në kezermën ‘Ilinden’ sot do të shënohet dita e Regjimentit për operacione speciale-1 Marsi.

Njësitet nga përbërja e rOS-së do të kenë defyle, do të ndahen masa stimuluese, kurse për arritjet e njësitit do të flasin kuadrot udhëheqëse nga armata.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski, zëvendësshefit të SHM të ARM-së gjeneral-majori Muhamet Racaj, ish-shefa të SHM të ARM-së dhe gjeneralë të pensionuar, përfaqësues nga MM-ja dhe SHM e ARM-së, ish-komandantë dhe pjesëtarë të njësitit dhe mysafirë të tjerë.

1 marsi është caktuar për ditë të rOS-së, me tradita në ditë kur është formuar njësiti i parë special i ARM-së, 1 mars 1994. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat