ESHS: Rritet numri i fëmijëve në kopshtet e Maqedonisë

Maqedonia

ESHS: Rritet numri i fëmijëve në kopshtet e Maqedonisë

Më: 1 mars 2017 Në ora: 13:59
Ilustrim

Numri i përgjithshëm i fëmijëve në kopshte dhe në qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror në Maqedoni përfundimisht me 30 shtatorin e vitit të kaluar paraqet 34.386 që paraqitet rritje për 5.3% krahasuar me vitin 2015, njoftoi sot ESHS.

Në raportet e vitit 2016 janë përfshirë 96 ente për kujdes dhe edukim të fëmijëve, që është për 17.1% më shumë në krahasim me vitin 2015.

Këto ente sigurojnë mbrojtje shëndetësore, ushqim dhe qëndrim ditor të fëmijëve, në pajtim me nevojat e tyre zhvillimore, të moshës deri 6 vjeç, në disa grupe (në periudhë zhvillimore deri 2 vite, prej 2 vjeç deri në disa grupe për fëmijë me nevoja të veçanta, grupe të fëmijëve-qendra për zhvillim të hershëm fëmijëror në përbërje të kopshtit të fëmijëve dhe grupe për në formë institucionale të aktivitetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat