Spasovski: Ivanovi e mbrojti Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Spasovski: Ivanovi e mbrojti Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në

Më: 2 mars 2017 Në ora: 11:25
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, ka deklaruar në Tv Telma se përcaktimi kryesor është që nuk ka ndryshime të Kushtetutës.

Sipas tij, marrëveshje është arritur në çështjen e gjuhës shqipe dhe dygjuhësisë për drejtime strategjike, kurse detajet duhet të përfundojnë pas marrjes së mandatit nga Ivanovi.

Spasovski konsideron se vendimi i Ivanovit për të mos e dhënë mandatin te opozita paraqet mbrojtje për Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në, duke përmendur se Deklarata e partive politike shqiptare ekzistonte kur kishte negociata BDI-OBRM për qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat