Avokati i Popullit: Mos i keqpërdorni fëmijët për protesta

Maqedonia

Avokati i Popullit: Mos i keqpërdorni fëmijët për protesta

Më: 3 mars 2017 Në ora: 15:27
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti

Ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti lidhur me nxjerrjen e detyrueshme të nxënësve në rrugë për të protestuar në protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni.

”Avokati i Popullit i paralajmëron institucionet arsimore dhe palët e kyçura në këtë shkelje që çdo keqpërdorim i nxënësve do të jetë e dënueshme sipas ligjeve aktuale në Maqedoni. Fëmijët e shkollave të mesme që në këtë rast janë nën moshën e rritur duhet që jenë larg nga ngjarjet politike dhe nga mllefi i grupeve të caktuara.” thuhet nga zyra e Avokatit të Popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat