Natalia Ivçeva e VMRO-së: Aj të shohim se si e thirrni seancën e Kuvendit

Maqedonia

Natalia Ivçeva e VMRO-së: Aj të shohim se si e thirrni seancën e Kuvendit

Më: 3 mars 2017 Në ora: 20:29
Natalia Ivçeva

Natalia Ivçeva, një ish-anëtare e shquar e partisë së Lube Boshkovskit "Të Bashkuar për Maqedoninë" , e cila në vitin 2012 doli publikisht dhe njoftoi se partia e saj më është zhbërë dhe kaloi në rradhët e VMRO-DPMNE-së, dje ka dërguar kërcënime përmes rrjetit social Facebook.

Ajo tani flet për opcionin e propozuar nga ekspertët e kushtetutës, pasi presidenti Gjorge Ivanov, refuzoi mandatimin e Zoran Zaevit për të formuar qeveri, përkatësisht për opcionin ku vetë deputetët mund të thirrin seancë dhe të zgjidhet Kryetari i Kuvendit dhe pastaj të votohet qeveria e re,për të cilën lideri i LSDM-së ka siguruar 67 firma të deputetëve.

" Po futeni në filma.....Do të thirrni Kuvendin dhe do të formoni qeverinë, nuk ju duhet mandat.Lirisht provojeni. Të shohim se si kundërmon baruti në Sallat e Kuvendit", ka shkruar Ivçeva në profilin e saj në Facebook.

Mos të harrojmë se Ivçeva mund të krenohet edhe me karierën e saj të bujshme partiake. Ka qenë antëtare e organizatës rinore në LSDM, pastaj anëtare e AD, pastaj anëtare e VMRO-DPMNE-së, pastaj nënkryetare e partisë DRUM, pastaj përsëri anëtare e VMRO-DPMNE-së, pastaj anëtare e "Të Bashkuar për Maqedoni", dhe përsëri nga 2012 anëtare e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat