LSDM: Hapi i ardhshëm është transformimi i qetë i qeverisë

Maqedonia

LSDM: Hapi i ardhshëm është transformimi i qetë i qeverisë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 13:07
LSDM

LSDM-ja përmes një komunikate në Maqedoni, thekson se pas hapit të parë që qytetarët e bënë me votën e tyre duke zgjodhur ndryshime dhe jetë, hapi i ardhshëm është transformimi i qetë i qeverisë.

“Shumicë e konsiderueshme e qytetarëve, rreth 700 mijë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare zgjodhën bashkim, ndryshime, drejtësi dhe jetë. Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja duhte ta pranojnë konceptin e një shoqërie për të gjithë, që e forcon unitaritetin e shtetit dhe sjell jetë më cilësore për të gjithë qytetarët, në vend të ndarjeve fantome. Qytetarët haptas treguan se duan integrim dhe jo izolim të Maqedonis, siç dëshiron udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së për të vazhduar me krim, pasurim individual duke mos dhënë përgjegjësi”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja thonë se kërkesa për zgjedhje të reja është tentim që të thellohet kriza edhe më shumë dhe sipas tyre nëse nuk respektohet vullneti i qytetarëve tani, nuk do të respektohet edhe pas zgjedhjeve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat