Vazhdon dhuna në Shkup, sulmohet floktaria 'Nushi"

Maqedonia

Vazhdon dhuna në Shkup, sulmohet floktaria 'Nushi"

Më: 4 mars 2017 Në ora: 19:54
ilustrim

Floktarinë e Nushit që gjendet në lagjen Gjorgje Petrov të Shkupit, ia kanë demoluar të martën mbrëma.

Mehmedali Fazli i njohur si berber Nushi është i shqetësuar për sigurinë e tij.

Për TV21 ai thotë se vazhdon të jetë i brengosur pasi nuk është hera e parë që ia thyejnë dyqanin “personat e panjohur” edhe për policinë.

Fazliu thotë se këtë herë nuk thirri policinë, pasi 46 herët e kaluara, nuk kanë bërë as hapin më të vogël për t’i gjet sulmuesit.

As ai vet s’e di se kush qëndron prapa sulmeve, por për rastësi, këtë herë që sulmi të kryhet pas protestës në kryeqytet.

“Të fundin herë as nuk e kam lajmëruar policinë, pasi që është kot. Asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk kanë thënë që e kanë zënë njërin. Unë nuk mund të them që sigurisht e kanë bërë sigurisht maqedonas, apo sigurisht VMRO, apo sigurisht protestuesit. Vetëm këto ngjarje çdoherë kur ndodhin thyejnë”, u shpreh Mehmedali Fazli.

Fqinjët e tij, prapa kamerës konfirmojnë pohimet e Nushit, por nuk duan të flasin publikisht.

Fazliu ndërkaq ka 30 vjet që është berber, dhe thotë që asnjëherë nuk ka pasur zënka me njerëzit përreth.

Ai shton se këtë zanat e ka trashëguar nga babai i tij, ndërsa dyqanin s’e lëshon shkaku i kujtimeve të tij me të atin.

“Si duan të më përzënë mua kur unë këtu jam i lindur. Babi jem po, gjyshi jem po. E si mendojnë nuk e di. Prej 2001 deri tash janë thyer 47 herë. Në 2001 e kanë djeg këtë objekt. Nëse nuk besoni ja këtu ka ende dru që shihet se është djegur”, shtoi ai.

Nga policia nuk japin informata nëse kanë ndonjë të dyshuar për këtë rast, edhe pse i paraportuar nga Fazliu.

Madje, ministria e brendshme refuzoi të konfirmoj nëse vërtet nuk kanë gjetur asnjë indicie për 47 sulmet që i pësoi Fazliu dhe prona e tij në Gjorgje Petrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat