LSDM: Ka fituar koncepti për një shoqëri të barabarët

Maqedonia

LSDM: Ka fituar koncepti për një shoqëri të barabarët

Më: 5 mars 2017 Në ora: 12:51
LSDM

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar  thekson se koncepti për një shoqëri të barabartë ka fituar dhe hapi i ardhshëm sipas tyre është transferimi i shpejtë dhe i qetë i qeverisë.

“Shumicë e konsiderueshme e qytetarëve, rreth 700 mijë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare treguan se dëshirojnë ndryshime, duan bashkim, drejtësi, jetë dhe jo ndarje, krim dhe regjim. Mënyra e vetme për ta ruajtur dhe forcuar unitaritetin e shtetit është përmes konceptit të një shoqërie të barabarë me të drejta të barabarta. Ky koncpet tanimë ka fituar. Koncepti i OBRM-PDUKM-së për grindje humbi më 11 dhjetor”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, kërkesa për zgjedhje të reja është vetëm tentim për vazhdimin e krizës politike dhe shtyerja e afatit që kriminelët të japin përgjegjësi për veprat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat