Shtir: Këshilli i BE-së është duke diskutuar edhe variantin për zgjedhjen e kryetarit të ri në parlamentin e Maqedonisë

Maqedonia

Shtir: Këshilli i BE-së është duke diskutuar edhe variantin për zgjedhjen e kryetarit të ri në parlamentin e Maqedonisë

Më: 6 mars 2017 Në ora: 19:55
Ministri i Jashtëm kroat, Davor Ivo Shtir

Ministri i Jashtëm kroat, Davor Ivo Shtir, sonte ka konfirmuar se Këshilli i Punëve të Jashtme i Bashkimit Evropian në takimin e sotëm është futur në materiale për të diskutuar variante të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni dhe zgjidhjes së nyjes pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar.

Shtir ka konfirmuar se ai dhe rrethi i tij koelgial i ministrave të të gjitha vendeve të BE-së, së bashku me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, kanë diskutuar edhe për procedurën për të zgjedhur një kryetar të ri të Parlamentit të Maqedonisë.

‘Çka u zhvillua në diskutimin për Maqedoninë, mendoj se diskutimi shkoi në drejtimin që ne kemi nevojë, për të ruajtur stabilitetin dhe se është e rëndësishme për të parë sesi janë rrugët institucionale që çojnë në të. Këtu u përmend procedura për të zgjedhur një kryetar të ri të Kuvendit, si një mënyrë për qasje institucionale ndaj kësaj çështjeje. Sigurisht Bashkimi Evropian nuk dëshiron të hedh benzin në zjarr, por në mënyrë konstruktive për të nxitur stabilitetin në Maqedoni dhe të gjithë zonës së Evropës Juglindore’, ka theksuar Shtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat