Shqipëria reagon për sulmin në Muzeun e Manastirit

Maqedonia

Shqipëria reagon për sulmin në Muzeun e Manastirit

Më: 7 mars 2017 Në ora: 15:35
Shtepia e muzeut ne Manastir

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka shprehur keqardhjen e saj dhe dënon sulmin e ditës së sotme ndaj Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir (Bitola).

Ndër të tjera i kanë bërë thirrje autoriteteve të Maqedonisë per zbardhjen sa më të shpejtë të këtij akti vandal dhe dënimin e autorëve.

“Sulmet e përsëritura ndaj Muzeut janë dëshmi e kërkesës për mbrojtje më efektive të kësaj trashëgimie të përbashkët nga autoritetet kompetente. Besojmë se këto sulme janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme, frika, mungesa e informacionit dhe retorika e dëmshme e kohëve të fundit. I bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të ndalojnë retorikën kundër shqiptarëve, e cila vetëm sa shpërqendron vëmendjen nga problemet reale të vendit, dëmton marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik” thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat