Aktorja e famshme italiane gjen lumturinë në krah të politikanes

Maqedonia

Aktorja e famshme italiane gjen lumturinë në krah të politikanes

Më: 7 mars 2017 Në ora: 18:58
Eva Grimaldi

Aktorja e njohur, Eva Grimaldi pozoi për herë të parë me të dashurën e saj politikane, Imma Battaglia për revistën italiane ‘Chi.’ Ato të dyja janë në lidhje që kur ishin banore në ‘reality show’ të quajtur Ishulli i të famshmëve.

Eva është aktorja që njihet edhe në Shqipëri për rolin e saj në filmin ‘Il Bello delle Donne,’ ndërsa Imma është aktiviste politike që mbron të drejtat e homoseksualëve. Ajo u bë pjesë e ‘reality show’ për të qenë sa më pranë të dashurës së saj. Që prej asaj kohe, ato shpallën lidhjen e tyre por asnjëherë nuk kanë dhënë ndonjë intervistë për këtë.

“Ndihem e bekuar që Imma është pjesë e jetës time. Është një gjë e mrekullueshme të kesh një marrëdhënie të bukur, transparente. Kam bërë gjithcka vetë dhe kisha nevojë për dikë që më kuptonte,”- tha 55-vjeçarja.  

Intervista do të publikohet e plotë për mediat italiane me 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat